Qyteti i Shkupit e rikonstruktoi rrugën “Dame Gruev” në Qendër 4.8.2023
Përfunduan punimet ndërtimore në rrugën "Dame Gruev" nga kryqëzimi me rr. Dimitrie Çupovski deri te kryqëzimi me rr. 11 Tetori, rikonstruksion I cili u zhvillua në dy faza. Kjo rrugë në pjesën qendrore të qytetit ishte në gjendje të keqe dhe në kontinuitet kishte vërejtje nga banorët të cilët e përdorin këtë rrugë, se paraqet rrezik për pjesëmarrësit në trafik.
- Me rikonstruksionin e kësaj rruge të frekuentuar dhe të rëndësishme për qytetarët e Shkupit, veçanërisht për banorët e Qendrës dhe për ata që çdo ditë lëvizin në këtë rrugë, është rritur siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që është një nga prioritetet e Qytetit - tha Arsovska.
Gjatë realizimit të punimeve ndërtimore të cilat u kryen nga ndërmarrja publike e qytetit “Rrugë dhe rrugica” -Shkup, në këtë pjesë të rrugës “Dame Gruev” përgjatë rrugës, u rikonstruktuan edhe shtigjet e këmbësorëve, u niveluan pusetat, si dhe u ngrit gjelbërimi i ri në kryqëzimin me rrugën Dimitrie Çupovski.
Qyteti i Shkupit, gjithashtu, është duke punuar edhe për zgjidhje trafiku për shtegun e pandërprerë të biçikletave dhe rregullimin shtesë përgjatë tërë rrugës, si dhe për transformimin e një pjese të trasesë rrugore në sipërfaqe të re të gjelbër.
Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike të Qytetit vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e disa bulevardeve të qytetit dhe rrugëve në disa lokacione nëpër të gjitha komunat e Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK