Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndan bursa për sportistët – nxënës të shkollave të mesme 22.6.2023
Qyteti i Shkupit sot shpalli thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare (bursa) në vitin 2023 sportistëve – nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit.
Me qëllim rritjen e motivimit të sportistëve të rinj - nxënësit e shkollave të merren me sport, të vazhdojnë dhe të qëndrojnë edhe më tej në sport, si dhe rritjen e përfshirjes të sa më shumë nxënësve për t'u angazhuar në sport dhe aktivitete sportive, Qyteti I Shkupit do t'u ndajë bursa sportistëve - nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, banorë të Shkupit,
Ndarja e mjeteve financiare (bursa) në vitin 2023 sportistëve - nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, banorë të Shkupit, përcaktohet me kushte dhe kritere të veçanta, të cilat janë pjesë përbërëse e Rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurën për ndarjen e mjeteve financiare (bursa) në vitin 2023 sportistëve - nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit,
Vlera totale neto e bursës individuale për sportistë - nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit është 24.000 (njëzet e katër mijë) denarë me tatim mbi të ardhurat personale të paguar.
Aplikimi në Thirrjen publike kryhet me depozitimin e aplikimit të plotësuar, që mund të merret nga arkivi I Qytetit të Shkupit Baraka 16, ose ta shkarkoni nga faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk
Thirrja publike shpallet më 22.06.2023 dhe do të zgjasë deri më 03.07.2023 deri në orën 15:00.
Dokumentacionin e nevojshëm, në zarf të mbyllur, aplikantët e depozitojnë pranë Komisionit nëpërmjet Arkivit të Qytetit të Shkupit, ose me postë në adresën: Bulevardi “Ilinden” nr.82, 1000 Shkup, me shënimin: “Sektori për veprimtari publike - Komisioni për ndarjen e bursave sportistëve - nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2023".
Thirrjen publike, aplikacioni, Rregulloren për mënyrën, kriteret dhe procedurën e dhënies së mjeteve financiare (bursave) për sportistët - nxënës të shkollave të mesme, si dhe Programin për aktivitete në fushën e sportit dhe rinisë në qytetin e Shkupit për 2023 janë në dispozicion në lidhjen e mëposhtme të internetit –
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK