QYTETI I SHKUPIT FILLOI ME NDËRTIMIN E RRUGËS SË RE TË PROJEKTUAR “1” NË KARPOSH 18.12.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me ekipet e Sektorit për Planifikimin dhe Rregullimin Hapësinor të Qytetit të Shkupit dhe të Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica”, sot inspektuan fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e rrugës së re të projektuar “1”. në vendbanimin Krivi Dol në komunën e Karposhit.

- Sot fillojmë me ndërtimin e njërës prej dy rrugëve të reja të projektuara në këtë vendbanim, rrugën “1”. Nevoja për ndërtimin e këtyre rrugëve lindi për shkak të ndërtimit të rrethrrotullimit të ri ndërmjet bulevardit "8 Shtatori" dhe rrugës "Skupi", si dhe ndërtimit të kryqëzimit të ri në Momin Potok. Me ndërtimin e tyre do të mundësohet ndryshimi i regjimit ekzistues të qarkullimit rrugor për të garantuar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Me pengimin e lëvizjes së mjeteve motorike përgjatë korsive të këmbësorëve dhe biçikletave dhe futjen e parregullt në rrugën “Skupi” dhe bul. “Nikola Karev”, do të parandalohet rreziku për këmbësorët dhe  çiklistët dhe do të mundësohet lëvizja e sigurt e tyre. Me ndërtimin e rrugës së re banorëve të Krivi Dolit do t'u sigurohet qasje e sigurt deri në shtëpitë e tyre - theksoi Arsovska.

Ndërtimi i rrugës së re të projektuar “1” realizohet nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal, ndërsa punët ndërtimore do t'i kryejë Ndërmarrja publike "Rrugë dhe Rrugica" Shkup.