QYTETI I SHKUPIT FILLOI ME REHABILITIMIN E KORSIVE NË MATKË 20.10.2023
Përmirësimi i kushteve dhe aksesit në bukuritë natyrore për vizitorët e Matkës është një nga prioritetet kryesore në programin "Për Shkupin Modern". Për të rritur aksesin në bukuritë e kanionit të Matkës, Qyteti i Shkupit filloi me rehabilitimin e korsive për këmbësorë.
Kanioni i Matkës është një nga atraksionet turistike më të bukura dhe më të vizituara në Maqedoni, prandaj mirëmbajtja e cila është lënë pas dore për dekada me radhë duhet të përmirësohet, sepse është vendimtare për vizitorët e kësaj bukurie natyrore. Sot filloi rehabilitimi i korsive, e para nga Manastiri i Shën Andreas deri te Visok Rid, përballë shpellës Vrelo dhe e dyta nga shpella Vrelo deri te shpella Ubava. Me rehabilitimin mundësohet akses më i mirë në bukuritë natyrore, si dhe siguri më e madhe për të gjithë vizitorët e Matkës.
Përgjatë gjithë gjatësisë së korsive do të kryhet rehabilitimi i gardhit ekzistues mbrojtës, do të vendoset kabllo në shkëmbinjtë në pjesët e ngushta, do të rehabilitohen plotësisht pjesët e dëmtuara të dyshemesë dhe do të rregullohet vegjetacioni, kurse në vende të caktuara do të zëvendësohen blloqet e dëmtuara të betonit. Rehabilitimi kryhet nga ndërmarrjet publike “Rrugë dhe Rrugica” dhe “Parqe dhe Gjelbërim”, të cilat muajin e kaluar, pas shumë vitesh neglizhencë, rinovuan plotësisht pajisjet urbane te kisha “Shën Andrea” në Matkë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK