Qyteti i Shkupit filloi ndërtimin e mega-parkut të ri në Kisela Voda 12.12.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e mega-parkut të ri në komunën Kisela Voda.

- Me dëshirë dhe përkushtim filluam ndërtimin e mega-parkut të katërt nga 5 mega-parqet në Shkup, në komunën e Kisela Vodës, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 52.000 metra katrorë. Me realizimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit "Për Shkupin Modern", ne veprojmë për përmirësimin afatgjatë, mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. – theksoi kryetarja Arsovska

Në park, përveç brezit të gjelbër, pemëve dhe fidanëve, parashikohet ndërtimi i korsive për këmbësorë dhe parkingut për vizitorët, pajisje urbane dhe park për kafshët shtëpiake. Po punohet me përkushtim për ngritjen dhe rregullimin e përmbajtjeve të gjelbra, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjata për mjedis më të pastër dhe ajër më të pastër për qytetarët e qytetit të Shkupit.

Për herë të parë pas disa dekadash u përfunduan tre mega-parqe, në Gjorçe Petrov me sipërfaqe 32.000 metra katrorë, në Aerodrom me sipërfaqe 27.000 metra katrorë dhe në Çair me sipërfaqe 30.000 metra katrorë, kurse në vijim është ndërtimi i mega-parqeve në komunën e Karposhit me 86.000 metra katrorë dhe në Kisela Voda me 52.000 metra katrorë.