Qyteti i Shkupit investon në ndërtimin e rrugëve të reja në lagjen Usje, në komunën Kisela Voda 31.8.2022

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 16-të miratoi Vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Kisela Voda për asfaltimin e rrugëve në lagjen Usje, Komuna Kisela Voda. Projektin për ndërtimin e rrjetit të ri rrugor dhe rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në lagjen Usje në komunën e Kisela Vodës e njoftoi kryetarja Arsovska në konferencën e fundit për medie.

- Qyteti i Shkupit, pas realizimit të suksesshëm të projektit për ndërtimin e më shumë se 20 rrugëve në komunën Gjorçe Petrov, të cilat u asfaltuan për herë të parë me kërkesë të qytetarëve, vazhdon me projekt për qytetarët në lagjen Usje në Kisela Voda. Me qëllim për të mos pasur më vendbanime të harruara, përkatësisht për të siguruar kushte adekuate jetese për të gjithë qytetarët, po punojmë në mënyrë aktive për të mundësuar zhvillim të balancuar në pjesën urbane dhe rurale të Shkupit. – theksoi Arsovska.

Me realizimin e këtij projekti, rreth 20 rrugë me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3.200 metra katrorë në lagjen Usje, të cilat deri më tani nuk janë asfaltuar, po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve, që të kenë rrugë të reja dhe kushte të cilat i meritojnë.