QYTETI I SHKUPIT, KRYEQYTETI I KULTURËS EUROPIANE 2028, NIKOQIR I DELEGACIONIT EUROPIAN 2.10.2023

Qyteti i Shkupit është nikoqir i delegacionit të Bashkimit Europian i cili ndodhet në një vizitë disaditore në qytetin e Shkupit, Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028.

Në takimin e mbajtur kryetarja Danela Arsovska para delegatëve prezantoi vizionin dhe programin që shkaktoi interesim të jashtëzakonshëm në Bashkimin Europian dhe Shkupit i solli titullin prestigjioz, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët, para së gjithash nga mundësitë për bashkëpunim ndërmjet qyteteve të rajonit për zhvillimin e kulturës, zhvillimit lokal ekonomik, turizmit dhe artit. 

Françesko Kalepriko, shef i Departamentit të Koordinimit në BE, theksoi se shpallja e Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028 është një arritje e madhe, suksesi i ekipit që ka punuar në këtë projekt është i madh dhe titulli është valorizim i punës së tyre. Delegacioni nga Brukseli, pjesë e të cilit ishin Xhuliano Ena, shef i sektorit të EEAS dhe Gkelis Nikolaos nga Këshilli i Bashkimit Europian, në ditët në vijim do të vizitojë disa monumente kulturore dhe historike në qytetin e Shkupit dhe do të njihen me trashëgiminë e pasur kulturore të tij dhe institucionet nga fusha e kulturës.