QYTETI I SHKUPIT ME ARTech DHE PANAIRIN PËR TË RINJ PROMOVON INDUSTRITË KREATIVE 23.11.2023

Krijimi artistik në teknologjitë digjitale ishte tema kryesore e panelit të ARTech "Kreativiteti pa Kufij", si dhe i Panairit për industri kreative për të rinj, i cili u mbajt në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Vlado Tasevski".

Ekspertë dhe profesorë të njohur nga shkollat e mesme të Shkupit para nxënësve ndanë njohuritë e tyre në fushën e dizajnit grafik, inovacionit dhe marketingut digjital, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme prezantuan shpikjet e tyre kreative.

Industritë kreative janë pjesë e një sfere jashtëzakonisht premtuese që ofron një hapësirë të gjerë për demonstrimin e aftësive të fituara. Lidhja e artit me teknologjinë dhe artet vizuale po bëhen gjithnjë e më interesante dhe tërheqëse si synim profesional për të rinjtë, dhe Qyteti i Shkupit inkurajon kreativitetin e tyre dhe stimulon interesimin e tyre për teknologjitë e reja që do t'i ndihmojnë ata të përfshihen më lehtë dhe më shpejt në tregun e punës.

Për Qytetin e Shkupit, me shpalljen Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028, është e rëndësishme t'u mundësohet krijuesve të rinj në fusha të ndryshme të krijojnë dhe prezantojnë krijimet dhe risitë e tyre në Europë dhe në botë. Në panel diskutime u shkëmbyen përvoja për lidhjen e artit me teknologjinë, dizajnin grafik dhe artin bashkëkohor, për atë se cila është rruga nga kreativiteti në inovacion, për përdorimin praktik të teknologjisë në art dhe marketingun digjital.

Në Panairin për industritë kreative për të rinj,  me instalimet dhe shpikjet e tyre u prezantuan gjimnazistë të vlerësuar me çmime, të cilët me inovacionet e tyre bashkojnë artin dhe teknologjinë.