Qyteti i Shkupit me klasë të re të gjuhës frënge në SHMQSH "Georgi Dimitrov" 16.10.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, së bashku me përfaqësues të Qendrës Kulturore Franceze, sot promovuan klasën e re që studion gjuhën frënge në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Georgi Dimitrov”.

Promovimi është në Ditën Botërore të Ushqimit, prandaj me këtë rast u promovuan stenda me ushqime të shëndetshme të përgatitura nga nxënësit, të cilët përveç ushqimit të shëndetshëm përgatitën një program kulturor dhe artistik me performancën e grupeve muzikore para mysafirëve të promovimit të klasës së re të gjuhës frënge.

Të rinjtë janë në fokusin e programit “Për Shkupin Modern”, si dhe në aktivitetet për përfshirjen e nxënësve të shkollave të mesme në programin e pasur kulturor të “Shkupi Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”.