QYTETI I SHKUPIT ME MBËSHTETJE PËR 118 PROJEKTE ME VLERË RRETH 15 MILIONË DENARË PËR ZHVILLIMIN DHE AVANCIMIN E SPORTIT DHE ARSIMIT 19.5.2022

Qyteti i Shkupit miratoi vendimin mbështetjen e programeve, projekteve, aktiviteteve dhe manifestimeve në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2022, si dhe për bashkëfinancimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve dhe subjekteve tjera juridike nëpërmjet granteve për projekte që do të realizohen në shkollat e mesme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit.

Në Thirrjen publike për mbështetje në fushën e sportit me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2022 kanë arritur 167 aplikime, ndërsa Qyteti i Shkupit ka vendosur të përkrahë 98 projekte në përputhje me programin vjetor për sport, me vlerë të përgjithshme 12,3 milionë denarë të siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022.

Përcaktimi strategjik i Qytetit të Shkupit për të mbështetur sportin është që nëpërmjet programeve, projekteve, ngjarjeve, aktiviteteve dhe thirrjeve publike të nxisë zhvillimin e sportit, si dhe afirmimin e Qytetit si qendër sportive zhvillimore me karakteristika evropiane që i përgjigjen statusit të tij si kryeqytet, me qëllim realizimin e interesit publik me rëndësi lokale në fushën e sportit.

Lista e projekteve, programeve, aktiviteteve dhe manifestimeve të mbështetura: https://skopje.gov.mk/media/8604/finansirani-proekti-i-manifestacii-sport-za-2022.pdf 

Në Thirrjen publike për bashkëfinancimin e aktiviteteve programore të shoqatave, fondacioneve dhe subjekteve tjera juridike, të cilat do t'i realizojnë projektet e planifikuara në shkollat e mesme të qytetit të Shkupit dhe ku do të marrin pjesë nxënës dhe mësues, në përputhje me Programin e aktiviteteve të Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2022 janë pranuar 23 aplikacione. Qyteti i Shkupit ka marrë vendim për bashkëfinancim të 20 projekteve, me vlerë të përgjithshme prej 2,5 milionë denarë të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022.

Aktivitetet programore që mbështeten me bashkëfinancim dhe realizohen në shkollat e mesme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit janë të orientuara drejt këtyre prioriteteve:

Ballafaqimi me sfidat aktuale të krizës shëndetësore, gjegjësisht promovimi i shkrim-leximit digjital të të gjithë anëtarëve të bashkësive shkollore;Ndihmë psikologjike, sociale për anëtarët e bashkësisë shkollore për t'u ballafaquar me forma të ndryshme të dhunës, veçanërisht dhunën kibernetike që po bëhet aktuale gjatë mësimit në distancë;Edukimi dhe promovimi për ndërtimin e stileve të jetesës së shëndetshme te të rinjtë nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të nxënësve të shkollave të mesme dhe publikut të gjerë për përgjegjësinë personale në mbrojtjen e shëndetit të tyre fizik, mendor dhe social;Përmirësimi i mjedisit nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të nxënësve të shkollave të mesme për përgjegjësinë personale në ruajtjen e mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm;Hulumtimi dhe promovimi i barazisë gjinore, të drejtave të nxënësve, lirive dhe zhvillimit të kreativitetit;

dhe Organizimi i manifestimeve ku do të prezantohen arritjet e shkollës, do të promovohen nxënësit më të mirë dhe do të prezantohen rezultatet e veprimtarisë edukative-arsimore para publikut të gjerë.

Lista e aktiviteteve programore të mbështetura në shkollat e mesme: https://skopje.gov.mk/media/8636/lista-proekti-obrazovanie-2022.pdf