QYTETI I SHKUPIT ME ZGJIDHJE TE RE BULEVARDI NGA BULEVARDI “MITROPOLIT TEODOSIJ GOLOGANOV” DERI NË GJORÇE PETROV 20.10.2023

Qyteti i Shkupit filloi projektimin e zgjidhjes së re të komunikacionit, si realizim edhe i një premtimi tjetër nga programi "Për Shkupin Modern". Fjala është për një projekt i cili u është premtuar qytetarëve dekada më parë, ndërsa për të deri më tani nuk është përgatitur asnjë dokumentacion projektues.

Projekti për zgjerimin e bulevardit "Teodosij Gologanov" nga kryqëzimi te konvikti studentor "Goce Delçev" në Taftalixhe, do të shtrihet përmes rrugës “Vojvoda Vasil Çakalarov” deri në kryqëzimin me bulevardin "Gjorçe Petrov" në Porta Vlae. Projekti i ri urbanistik për infrastrukturën e linjës parashikon përgatitjen e projektit në të gjitha fazat, përkatësisht projekt komunikacioni, instalime për ndriçim publik, ujësjellës, kanalizim i ujërave të zeza dhe atmosferike, me të gjitha instalimet nëntokësore dhe mbitokësore.

Me zgjerimin dhe ndërtimin e zgjidhjes së bulevardit me 4 korsi dhe me ndërtimin e urës së re mbi lumin Vardar, do të zvogëlohet ndjeshëm kaosi në komunikacionin rrugor në këtë pjesë, si dhe do të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët, sepse bul. “Mitropoliti Teodosij Gologanov” së bashku me bul. “Njësitë Partizane” janë arteriet kryesore të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit, si dhe arteria kryesore hyrëse drejt qendrës së qytetit nga hyrja perëndimore e Shkupit.

Me realizimin e këtij projekti, plotësohet edhe një kërkesë tjetër e qytetarëve prej shumë dekadash , e cila deri më tani nuk ka filluar as me projektim. Qyteti i Shkupit si realizim i projekteve nga programi, realizoi edhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe rikonstruksionin e plotë të bul. “Mitropoliti Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me bul. “Shën Klimenti i Ohrit” deri te rrethrrotullimi te Kisha Katolike.