QYTETI I SHKUPIT NDAU 5 SKUTERË ELEKTRIKË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE 17.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara fizike “Mobilnost Shkup”, ndanë 5 skuterë elektrikë për personat me aftësi të kufizuara fizike, në suazat e projektit “Personi i Lëvizshëm – Individ i Suksesshëm”.
- Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara është një nga prioritetet e programit tonë dhe ne mbështesim vazhdimisht aktivitetet për arritjen e këtij qëllimi. Realizimi i projekteve tona përmirëson cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara fizike nga pikëpamja shëndetësore, sociologjike, arsimore, kulturore dhe ekonomike. Përfituesve u mundësohet lëvizshmëria që është e nevojshme për bashkëpunim të ndërsjelltë, rrjetëzim dhe shkatërrimin e stereotipeve - theksoi Arsovska.
Projekti “Personi i Lëvizshëm – Individ i Suksesshëm”, i mbështetur nga Qyteti i Shkupit në përputhje me programin për aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të qytetit, ndërsa në suazat e projekteve të deritanishme, u ndanë edhe aksesorë elektromotorik për karroca invalidësh për persona me aftësi të kufizuara.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK