Qyteti i Shkupit organizator i “Ditët e Elektroteknikës” 2.5.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në shkollën e mesme "Mihajlo Pupin" të Qytetit të Shkupit hapi manifestimin "Ditët e elektroteknikës", manifestim i cili mbahet me qëllim promovimin e degës së elektroteknikës dhe arsimit të mesëm profesional. Në ditët në vijim në shkollë organizohet konkursi për nxënësit e 22 shkollave të mesme në lëndën e fizikës, jo vetëm nga Qyteti i Shkupit, por edhe nga qytetet e tjera të Maqedonisë.

- Arsimi i mesëm profesional është e ardhmja dhe me të vërtetë jam krenare që kemi 23 shkolla të mesme të Shkupit që prodhojnë kuadro, të cilët janë vërtet cilësor, të mirë, profesionistë dhe me sa shohim nga zhvillimi i karrierës së tyre, janë të suksesshëm. Prandaj dua të inkurajoj nxënësit, të cilët janë e ardhmja jonë, si dhe stafin pedagogjik, profesorët, drejtorët, të cilët përpiqen që fëmijët tanë të jenë sa më të suksesshëm të vazhdojnë me punën e mirë. Në të njëjtën kohë, inkurajoj kompanitë me përgjegjësi shoqërore që të investojnë gjithnjë e më shumë në nxënës dhe shkolla, sepse kështu investojnë në stafin e tyre, por edhe në të ardhmen e Maqedonisë, sepse të rinjtë janë e ardhmja jonë - theksoi Arsovska.

Gjithsej 66 nxënës nga 22 shkolla konkurrojnë në temën elektroteknika në lëndën e fizikës.

 “Ditët e Elektroteknikës” do të zgjasin nga data 2 deri më 6 maj dhe finalja e konkursit të fizikës do të zhvillohet në laboratorin më modern të elektroteknikës me pajisje profesionale.