Qyteti i Shkupit pjesë e samitit ndërkombëtar “ChangeNOW 2023” në Paris 26.5.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me 30 kryetarë komunash nga bota, është pjesë e samitit ndërkombëtar "ChangeNOW 2023" në Paris, ngjarja më e madhe që bashkon novatorët, investitorët, liderët dhe kreatorët e politikave, të orientuar drejt aksioneve të përbashkëta konkrete. për t'u përballur me sfidat globale, nga të cilat burojnë zgjidhje dhe masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Samiti Ndërkombëtar "ChangeNOW" është një nga ngjarjet më të mëdha globale, ku zhvillohet programi për qytete të qëndrueshme. 30 kryetarë komunash nga bota patën mundësinë të njihen me risitë më të fundit për përballimin me sfidat urbane, si dhe të shkëmbejnë praktika të mira dhe përvoja pozitive për krijimin e qyteteve të zgjuara dhe të qëndrueshme, përmes punëtorive të ekspertëve dhe takimeve dypalëshe.

Në samit, kryetarët e komunave kanë mundësinë të identifikojnë zgjidhje konkrete që kanë të bëjnë me nevojat dhe interesat e qytetit, si zgjidhjet për mbetjet biologjike, lëvizshmërinë e gjelbër dhe urbane, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira dhe mekanizmat për realizimin e tyre në nivel lokal.