
Qyteti i Shkupit prokuron 350 uniforma të reja për zjarrfikësit e Shkupit 9.6.2022
Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike për prokurimin e 250 uniformave të punës dhe 100 uniformave ndërhyrëse për zjarrfikësit e Shkupit, si dhe prokurimin e pajisjeve zjarrfikëse.
Si kuadër të 350 uniformave të reja, zjarrfikësit e Shkupit do të marrin komplete të reja pajisjesh për kushtet dimërore dhe verore, duke përfshirë këtu kostume të reja për ndërhyrje, doreza për ndërhyrje, helmeta për ndërhyrje me syze mbrojtëse, çizme për ndërhyrje, çizme kundër zjarreve në pyll dhe për ndërhyrje teknike dhe pajisje të tjera të nevojshme për realizimi efikas të detyrave të punës.
Në pjesën e prokurimit të pajisjeve të zjarrfikësve përfshihen zorra zjarrfikëse, aparate zjarrfikëse dhe shkumë universale për fikjen e zjarrit.
Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në pajisjet teknike dhe modernizimin e Brigadës së zjarrfikësve me qëllim sigurimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për punë të zjarrfikësve të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK