QYTETI I SHKUPIT PROMOVOI PROFILIN E RI ARSIMOR NË SHKOLLËN E MESME "BORO PETRUSHEVSKI" 3.11.2023
Kryetarja Danela Arsovska në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit "Boro Petrushevski" promovoi profilin e ri arsimor për teknikë për automjete me rrymë alternative. Profili i ri arsimor po futet për herë të parë këtë vit shkollor në klasat me gjithsej 50 nxënës.
- Është një kënaqësi e veçantë për mua kur shoh se shkollat tona të mesme të Shkupit përshtaten me trendet botërore, veçanërisht me futjen e profileve të reja arsimore inovative që janë sipas kërkesave të tregut të punës dhe në drejtim të zhvillimit dhe përmirësimit të procesit arsimor për profesionistët e rinj të ardhshëm. Shkollat e mesme profesionale të Shkupit janë liderë në Maqedoni në këtë aspekt dhe arsimi profesional nga viti në vit është gjithnjë e më tërheqës. Me futjen e arsimit dual në procesin arsimor në shkollat e mesme profesionale, nxënësve u mundësohet përvetësimi i njohurive praktike dhe u jepet mundësia që menjëherë të përfshihen në proceset e punës pa pasur nevojë për kualifikim të mëtejshëm. Qyteti i Shkupit i është përkushtuar pikërisht këtij lloji zhvillimi të shkollave tona të mesme dhe së bashku me investimet që po bëjmë për rinovimin dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore në shkollat e mesme, vendosim një standard se si duhet të duket një qasje sistematike në segmentin e arsimit të mesëm në vendin tonë – theksoi sot kryetarja Arsovska gjatë vizitës së QATSH "Boro Petrushevski".
Arsovska me profesorët dhe nxënësit në punëtorinë e shkollës ishin pjesë e prezantimit të detyrave praktike të përgatitura për profilin e ri arsimor për teknikë për automjete me rrymë alternative.
Tekniku për automjete alternative pas përfundimit të shkollimit do të ketë mundësi të punojë në industrinë e prodhimit të automjeteve motorike dhe pjesëve të mjeteve motorike, mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve motorike, përkatësisht kudo ku janë përfshirë automjete me rrymë alternative.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK