QYTETI I SHKUPIT PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS 50 NË SHUTO ORIZARE 15.11.2023

Qyteti i Shkupit përfundoi punët ndërtimore në rrugën “50” në Shuto Orizare, rikonstruksion i cili është me rëndësi jetike për banorët e kësaj komune dhe me të  cilin zgjidhen problemet shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit.

 

Me rikonstruksionin e kësaj rruge, si dhe me rikonstruksionet e përfunduara më parë të rrugëve 18, 38 dhe 40, rritet cilësia e infrastrukturës rrugore dhe përmirësohen ndjeshëm kushtet për banorët e Shuto Orizares.

Rikonstruksioni me gjatësi 600 metra dhe sipërfaqe 3.200 metra katrorë u realizua nga ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup, dhe qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve vijuese ndërtimore në Shkup është zhvillimi i qytetit në mënyrë të balancuar, me realizimin e projekteve si në pjesën urbane ashtu edhe në atë rurale, për të gjithë bashkëqytetarët tanë të cilët meritojnë kushte më të mira jetese. Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore për një rrjet adekuat ujësjellësi dhe kanalizimi, me qëllim realizimin e projekteve nga programi të cilat janë kërkesa të banorëve të komunës.