
Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për kompensim nga kafshimi i qenve endacakë 12.5.2022
Qyteti i Shkupit shpalli Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim në lidhje me kërkesat për kompensim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit.
Thirrja publike është shpallur në bazë të Vendimit për përcaktimin e kompensimit të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë (“Lajmëtari zyrtar i Qytetit të Shkupit” nr. 5/22), si dhe nenit 4 paragrafi 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e përcaktimit dhe pagesës së kompensimit të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë, numër 08-5213/1 nga data 04.05.2022.
Lëndë e Thirrjes publike është zgjedhja e anëtarëve të jashtëm dhe zëvendës anëtarëve të Komisionit për veprim në lidhje me kërkesat për kompensim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit, si më poshtë:
- 1 (një) anëtar dhe 1 (një) zëvendës anëtar nga radhët e mjekëve të licencuar traumatologë
- 2 (dy) anëtarë dhe 2 (dy) zëvendës anëtarë nga radhët e mjekëve të licencuar nga fusha e psikiatrisë.
Afati për aplikim është deri më 17.05.2022.
Më shumë informacione në lidhje me Thirrjen publike mund të merrni në link-un www.skopje.gov.mk/media/8536/јавен-повик-за-избор-на-членови-на-комисија-mkd.pdf
Personat e interesuar për aplikim, pyetjet për sqarime në lidhje me Thirrjen publike mund t’i depozitojnë pranë Sektorit për Çështje Juridike. Tel. për kontakt: (02)3297- 348 dhe (02)3297-259 dhe adresën e-mail: Julijana.Bilkova@skopje.gov.mk
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK