QYTETI I SHKUPIT U ZGJODH NGA BE-JA SI KRYEQYTETI I KULTURËS EUROPIANE PËR VITIN 2028 20.9.2023

Qyteti i Shkupit u zgjodh për titullin prestigjioz “Kryeqyteti i Kulturës Europiane për vitin 2028”. Programi i pasur nën moton "Kultura mbi Ndarjen" me të cilin Shkupi u paraqit para BE-së fitoi zemrën e Europës. Vendimi u bë i ditur sot në Shtëpinë e Historisë Europiane në Bruksel, pas prezantimit të djeshëm të programeve të dy finalistëve Shkupit dhe Budvës, Mali i Zi.

- Ekipi punoi me përkushtim në promovimin kulturor, duke prezantuar programin në  fusha të ndryshme, idetë dhe konceptet inovative me të cilat Shkupi do të gjendet në hartë si Kryeqyteti Europian i Kulturës për vitin 2028. Kjo përzgjedhje është një mirënjohje prestigjioze për të gjithë ne, Shkupi është pjesë e Europës, kurse Europa në vitet në vijim deri në vitin 2028 do të bashkohet me Shkupin përmes prizmit të kulturës dhe artit. Vizioni ynë, që fitoi sot, përfshin të rinjtë dhe industritë kreative të lidhura me praktikat ekologjike si risi në të gjitha proceset dhe eventet kulturore që do të zhvillohen 365 ditë në Shkup. Programi do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit 2024 dhe gjatë viteve në vijim artistë të bashkuar kombëtarë dhe europianë do të marrin pjesë në qindra evente kulturore, të cilat do të kulmojnë në vitin 2028 - tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, pas shpalljes së vendimit.

Qëllimi i kësaj iniciative të Bashkimit Europian është për t'u bërë të mundur banorëve të Europës të marrin pjesë aktive së bashku për të shkëmbyer përvoja për kulturën, për të krijuar partneritete të reja dhe për të theksuar rolin që ka kultura në zhvillimin e qyteteve.

Kandidatura për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028 për Shkupin ishte një proces kompleks që u zhvillua gjatë disa viteve dhe në të cilin u përfshinë institucione kulturore të qytetit dhe shtetërore, shumë faktorë aktivë në fushën e kulturës dhe ekspertë. Në këtë mision, Qyteti i Shkupit mori mbështetje nga Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska, Qeveria, Presidenti Pendarovski dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa për arritjen e qëllimit tonë morëm mbështetje edhe nga një numër i madh i qyteteve europiane dhe institucioneve të tyre kulturore.

Të qenit Kryeqyteti Europian i Kulturës është një sfidë për çdo qytet, sepse kultura gjithnjë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve, si dhe është një nxitës i zhvillimit urban, social dhe ekonomik.