Ekipe të Qytetit të Shkupit në terren vlerësojnë gjendjen e vendbanimeve të harruara 20.1.2022

Ekipet nga Qyteti, të përbëra nga përfaqësues të sektorëve do t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike nën kompetencë të Qytetit, filluan vlerësimin e gjendjes të vendbanimeve të harruara në qytet, si dhe përgatitjen e plan veprimi për raelizimin e projekteve për këto vendbanime.

Ekipet që punojnë me qëllim të zgjodhjes sa më të shpejtë dhe efikase të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, filluan me aktivitete në terren për vlerësimin e gjendjes me vendbanimet e harruara, përmes takimeve me qytetarë, përfaqësues të bashkësi lokale dhe urbane në komunat e qytetit të Shkupit.

 Kryetarja e Qytetit të Shkupit me një nga ekipet e terrenit sot vizitoi Komunën e Gjorçe Petrovit dhe së bashku me kryetarin, Aleksandar Stojkoski, biseduan me përfaqësues të bashkësive lokale dhe urbane. Ekipet e përbëra nga përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe sektorëve të Qytetit morën disa të dhëna të nevojshme për vlerësimin në terren. Pas përfundimit të punës në terren, ndërmerren aktivitete për krijimin e listës me projekte të domosdoshme për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen qytetarët, me plan veprimi për  realizimin e tyre. Shumica e banorëve në këtë komunë theksuan problemet me rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën e rrugëve, nevojën për sinjalizim adekuat ndriçues, rregullimin e kejit të Vardarit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, muajin e kaluar filloi takimet me bashkësitë lokale dhe urbane nga Komuna e Gazi Babës, ku të gjithë përfaqësuesit patën mundësinë në detaje t’i shpjegojnë problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj komune.