Rekomandime për komunat në qytetin e Shkupit 24.1.2023

Në drejtim të stimulimit të rritjes së përdorimit të mjeteve transportuese ekologjike, zvogëlimit të kaosit në trafikun rrugor dhe zvogëlimit të ndotjes së ajrit nga përdorimi i automjeteve, Qyteti i Shkupit depozitoi pranë komunave të Shkupit rekomandim për marrjen e vendimit me qëllim vendosjen e detyruar të vendeve dhe hapësirave të parkimit për biçikleta në kuadër të parcelave ndërtimore gjatë dhënies së lejeve të ndërtimit për objektet e reja, si dhe për harmonizimin e infrastrukturës së objekteve tashmë të ndërtuara.

Vendimi që do të merrej në nivel komunal është i rëndësishëm me qëllim që investitorët e objekteve të reja banesore dhe afariste brenda parcelës ndërtimore të parashikojnë hapësira adekuate parkimi për biçikleta. Me një vendim të tillë, i cili do t'i obligonte investitorët të cilët parashtrojnë kërkesë sipas Ligjit për Ndërtim që të sigurojnë parkingje për biçikleta kudo ku ka hapësirë dhe mundësi që ato të vendosen, do të kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe stimulimin e rritjes së përdorimit të biçikletave.

Me vendosjen e numrit minimal të nevojshëm të hapësirave të parkimit për biçikleta për objektet e reja, por edhe për ndërtesat e banimit që duhet të rikonstruktohen, sigurohet standardizimi i rregullimit dhe sigurimit të hapësirave të parkimit për biçikleta brenda një parcele ndërtimi, të cilat duhet të përshtaten në mënyrë adekuate sipas numrit të njësive të banimit dhe numrit të hapësirave të parkimit për mjete motorike.

Rekomandohet me vendim të komunës që nga numri i përgjithshëm i hapësirave të parkimit për biçikleta, të njëjtat të mbrohen nga vjedhjet dhe ndikimet atmosferike, në përputhje me ligjin dhe dokumentacionin që është pjesë e procedurës për dhënien e lejes në përputhje me Ligjin e Ndërtimit.

Rekomandohet që me vendim të këshillit të secilës prej komunave të parashikohet, për objektet banesore dhe komerciale tashmë të ndërtuara rregullimi dhe harmonizimi i infrastrukturës dhe pajisjeve për parkimin e biçikletave brenda një periudhe të përshtatshme të përcaktuar me vendimin e miratuar.

Në të njëjtën kohë, vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit ka siguruar parkingje për biçikleta në të 23 shkollat e mesme të qytetit me qëllim stimulimin e shprehive të shëndetshme tek të rinjtë dhe përdorimin e biçikletave, ndërsa rekomandojmë që komunat e Shkupit në shkollat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e tyre të vendosen vende dhe hapësira parkimi adekuate.

 Besojmë se me përpjekje të përbashkëta dhe me futjen e zgjidhjeve sistematike do të jemi një hap më afër ofrimit të kushteve më të mira të jetesës për qytetarët tanë.