Rikonstruksioni i rrugës "Dimo Haxhi Dimov" dhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik 28.9.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi fillimin e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Dimo Haxhi Dimov” në komunën Kisela Voda, ku në të njëjtën kohë po ndërtohet edhe kanalizimi i ri atmosferik.

- Qyteti i Shkupit po rikonstrukton rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Anton Popov” deri në rrugën “Narodni Heroi”, e cila është një nga rrugët me fluks më të madh në komunën Kisela Voda. Kërkesa për rikonstruksion është theksuar si një problem shumëvjeçar nga banorët që qarkullojnë rregullisht në këtë pjesë të qytetit, dhe më këtë projekt do të rritet më tej siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

Rruga “Dimo Haxhi Dimov” po rikonstruktohet tërësisht në një sipërfaqe të përgjithshme prej 6520 m2 dhe gjatësi 800 metra, po zëvendësohen bordurat e dëmtuara, nivelohen pusetat dhe ulluqet, po ashtu parashikohet edhe rregullimi adekuat i hortikulturës. Në të njëjtën kohë, Qyteti i Shkupit po investon edhe në kanalizimin e ri atmosferik me gjatësi 900 metra, dhe po realizohet edhe rikonstruksion i plotë i rrjetit të ujësjellësit. – tha kryetarja Arsovska në konferencën e sotme për media.

- Rikonstruksioni i kësaj rruge zgjidh një problem shumëvjeçar të qytetarëve të kësaj pjese të komunës, dhe ne po punojmë me përkushtim në interes të tyre. Ky është vetëm fillimi i disa prej projekteve që po realizojmë në territorin e komunës Kisela Voda. Afati i rikonstruksionit të rrugës “Dimo Haxhi Dimov” është tre muaj, ndërsa Qyteti i Shkupit investon 41 milionë denarë në këtë rikonstruksion.