Rikonstruksioni i rrugës “Todor Aleksandrov” 18.10.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, shpalli sot fillimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës “Todor Aleksandrov”, e cila të çon drejt Vodnos, ku në të njëjtën kohë po rikonstruktohet edhe sistemi i drenazhimit.

- Qyteti i Shkupit fillon me punimet ndërtimore në rrugën ”Todor Aleksandrov” e cila të çon drejt Vodnos. Kjo rrugë është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe si një nga rrugët me fluks më të madh për banorët që lëvizin drejt majës së Vodnos, kërkesa për rikonstruksionin e saj është theksuar si një problem shumëvjeçar për të gjithë ata që qarkullojnë rregullisht në këtë rrugë. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i çiklistëve shprehën kërkesën për rikonstruksion me qëllim përmirësimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafikun rrugor gjatë lëvizjes nëpër këtë rrugë. Rruga “Todor Aleksandrov” është duke u rikonstruktuar tërësisht në një sipërfaqe prej 18.580 m2 me gjatësi 2.820 metra, po ashtu është duke u rikonstruktuar tërësisht edhe sistemi i drenazhimit, duke përfshirë edhe nivelimin e pusetave – deklaroi kryetarja Arsovska në konferencën e sotme për media.

- Punët ndërtimore të këtij projekti për rikonstruksionin e rrugës “Todor Aleksandrov” i kryen Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica”, dhe në të njëjtën kohë Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërim” fillon aksionin për gjelbërimin me fidanë të rinj, rikonstruksionin e belvederëve dhe pajisjeve ekologjike urbane në segmentin drejt Vodnos së Mesme.