Rikonstruktohet rruga 40, degë e “Brigada Maqedonase Kosovare” 20.7.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi punimet ndërtimore në rrugën 40, degë e “Brigada Maqedonase Kosovare” e cila po realizohet me bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Shuto Orizares.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup, me urdhër të Qytetit të Shkupit, filluan aktivitetet ndërtimore, dhe me realizimin e këtij projekti dhe rrugës tashmë të përfunduar 38, përmirësohet infrastruktura në komunë dhe zgjidhen problemet shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit.
Qyteti i Shkupit po përgatitet të fillojë punimet ndërtimore edhe në rrugën 50, gjë me të cilën mundësohet përmirësimi i një pjese të rrugëve të cilat janë me rëndësi jetike për qytetarët e kësaj komune.
Qëllimi kryesor i aktiviteteve vijuese ndërtimore në Shkup është që qyteti të zhvillohet në mënyrë të balancuar, për bashkëqytetarët tanë, me realizimin e projekteve si në pjesën urbane ashtu edhe në atë rurale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK