Shkupi do të ketë kopsht të ri botanik në ZOO Shkup 26.5.2023

Qyteti i Shkupit dhe banorët e tij do të kenë Kopsht të ri botanik që do të shtrihet në 12.600 metra katrorë, dhe në të cilin do të mbillen më shumë se 4.600 pemë unike dhe fidane. Në Kopshtin botanik do të vendosen pajisje të reja urbane dhe përmbajtje tjera për vizitorët.

Parashikohet që në këtë kopsht, i cili do të jetë në kuadër të Kopshtit zoologjik në Shkup, të ketë lloje autoktone të bimëve që janë të përhapura natyrshëm në Maqedoni, si dhe lloje aloktone, gjegjësisht bimë të sjellura nga jashtë. Do të ketë gjithashtu edhe bimë endemike specifike vetëm për Maqedoninë.

Ndërtimi i Kopshtit botanik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët të cilët janë adhurues të natyrës dhe shkencave natyrore, pasi vizitorët në një vend do të mund të i shohin përmbajtjet e Muzeut të Shkencave të Natyrës, Kopshtit zoologjik dhe Kopshtit të ri botanik .

Realizimi i këtij projekti është pjesë e programit "Për Shkupin modern", për ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra, sepse Shkupi dhe qytetarët e tij meritojnë përmbajtje moderne dhe ekologjike që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit jetësor.