Sot u emëruan u.d. drejtorë të rinj të Ndërmarrjeve publike në Shkup 28.9.2022

Me NP “Lajka” është emëruar të menaxhojë Radmila Pesheva, ndërsa me NP “Rrugë dhe Rrugica” Said Said. Në pozitën e u.d. drejtor i NP “Parkingu i Qytetit” është emëruar Kërste Petrevski, në NP “Parqe dhe Gjelbërim” Rexhep Zuhejr, ndërsa në NP “Drisla” është emëruar Aleksandar Kuzinakov.

Me NP “Higjiena Komunale” vazhdon të menaxhojë Kosana Mazneva, me NTP Aleksandar Stojkovski dhe me NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Marjan Mitevski.

U.d. drejtorë të rinj do të kenë si obligim dhe përgjegjësi që në 6 muajt e ardhshëm të zbatojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e ndërmarrjeve publike në periudhën në vijim nga aspekti i përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike. Obligimet janë në drejtim të optimizimit të mjeteve dhe proceseve, uljes së shpenzimeve dhe shkurtimit të të gjitha shpenzimeve joproduktive, si dhe zbatimit të reformës në segmentin e punësimit në ndërmarrjet publike, gjë me të cilën nuk do të lejohet më personat që nuk shkojnë në punë ose nuk kryejnë detyrat e tyre të punës të paguhen nga mjetet e buxhetit.