Takim në Bruksel dhe pjesëmarrje në Komitetin Evropian të Rajoneve 14.3.2023
Sot kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, mori pjesë në takime në disa institucione të BE-së, ndërmjet të cilave edhe në Komitetin Evropian të Rajoneve në Bruksel, ku pati një panel diskutimi me Evelin Regner, nënkryetare e Parlamentit Evropian, Juta Urpilainen, komesionere e BE-së për partneritete ndërkombëtare dhe Vasko Alves Kordeiro, president i Komitetit Evropian të Rajoneve, në të cilin u diskutua për lidershipin global të femrave, u shkëmbyen përvoja dhe praktika me qëllim tejkalimin e sfidave dhe inkurajimin e barazisë gjinore në vendimmarrje.
Komiteti Evropian i Rajoneve është zëri i qyteteve në Bashkimin Evropian, i cili përfaqëson autoritetet lokale në të gjithë BE-në dhe ndërton politika dhe ligje të reja që kanë ndikim mbi qytetet dhe autoritetet lokale në të gjithë Evropën.
Këshilli për Sipërmarrjen e Grave të Qytetit të Shkupit, si platforma e parë e këtij lloji në Maqedoni, është njohur si praktikë e mirë dhe është zbatuar në shumë qytete, ku këtë vit, përveç pjesëmarrjes në ndërtimin e politikave në nivel lokal, si pjesë e propozimeve të këshillit, për herë të parë u nda edhe buxhet për mbështetjen financiare të grave sipërmarrëse, me qëllim që të kontribuojë në fuqizimin e tyre ekonomik dhe pavarësinë financiare.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK