Takim pune me kryetarin e qytetit të Beogradit 22.12.2022

Me ftesë të kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot është për vizitë zyrtare në Beograd.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, theksoi se këtë vit është 10-vjetori i marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Shkupit dhe Beogradit.

- Kemi rënë dakord për projekte konkrete për të cilat besoj se në vitin e ardhshëm do të kemi një realizim serioz. Të dy qytetet po punojnë intensivisht për të përballuar sfidat por edhe për të shkëmbyer praktikat pozitive. Në takim u diskutua për disa tema, ndërmjet të cilave edhe përvetësimi i përvojave me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe aktivitete konkrete për të cilat u ra dakord që të formohen trupa punues me përfaqësues të të dy qyteteve. Së bashku me kryetarin Shapiq u dakorduam edhe për bashkëpunim konkret në projekte me interes të përbashkët – theksoi Arsovska. 

Kryetari i Beogradit mori ftesë për të vizituar qytetin e Shkupit dhe theksoi se në të dy qytetet jetojnë popuj vëllezër, maqedonas dhe serb.

- Dy qytetet tona janë qytete të binjakëzuara, edhe para binjakëzimit formal në vitin 2012. Është përgjegjësia jonë që t'i forcojmë këto marrëdhënie. Pikërisht afërsia mes dy popujve tanë duhet të na ndihmojë për të intensifikuar bashkëpunimin tonë.

Ai shtoi se pikërisht kjo marrëdhënie e ngushtë mes Shkupit dhe Beogradit e bën më të lehtë bashkëpunimin.

- Nga e gjithë kjo duhet të përfitojmë dhe të shfrytëzojmë përvojat e Shkupit, dhe ata të shfrytëzojnë disa nga përvojat tona dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë njëri-tjetrin, theksoi Shapiq.