Takimi i parë i Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Qytetit të Shkupit për vitin 2023 16.1.2023

Koordinimi i aktiviteteve të komunave në qytetin e Shkupit me theks të veçantë në veprimet e koordinuara për ballafaqimin me ndotjen, veprimi institucional për lejet e integruara mjedisore, pastrimi i deponive të paligjshme, aksioni i përbashkët për përballimin e problemeve komunale, si dhe masat e reja për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të rënda të mallrave nëpër komuna ishin temat që kryetarët e komunave të Shkupit diskutuan me kryetaren e Qytetit të Shkupit.

“Sot u mbajt takimi i Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Qytetit të Shkupit, me qëllim kryesor zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat ballafaqohen komunat. U hartua plani i veprimit, po fillon realizimi dhe me çdo koordinim do të plotësohet plani sipas situatës në terren. Është e domosdoshme që të bashkëpunojmë të gjithë që të kemi zgjidhje më të shpejta për të cilat nevojitet koordinim dhe aktivitete të përbashkëta. Vetëm me bashkëpunim të ndërsjelltë do të arrijmë zgjidhje të shpejta”, theksoi në takim kryetarja Danela Arsovska.

Trupi Koordinues i Kryetarëve të Komunave të Qytetit të Shkupit, në përputhje me ligjin, vepron në interes të qytetarëve dhe në seanca diskutohen çështjet me interes të përbashkët për komunat në qytetin e Shkupit dhe jepen zgjidhje të shpejta dhe efikase. Të pranishëm në seancë ishin gjashtë kryetarë të komunave në qytetin e Shkupit, përkatësisht Saraj, Karposh, Çair, Kisela Voda, Aerodrom dhe Qendër.