TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT NË FOKUSIN E QYTETIT TË SHKUPIT – “SHKUPI IT MEETUP” DHE PANAIRI I SIPËRMARRJES BASHKOI NOVATORËT DHE TË RINJTË 16.11.2023

Kryetarja Danela Arsovska sot mori pjesë në “SHKUPI IT MEETUP” dhe në Panairin e Sipërmarrjes që u mbajt në ambientet e shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit "Vlado Tasevski". Qyteti i Shkupit mblodhi në një vend entuziastë ambiciozë nga profesionet teknologjike, profesionistë me përvojë dhe sipërmarrës vizionarë, të cilët ndanë përvojat për rëndësinë e teknologjive digjitale, që janë tërheqëse për të rinjtë që e shohin të ardhmen e tyre në sferën e industrisë së informacionit.

Në panel diskutime u prezantuan risitë në sferën e TI-së, si dhe u diskutua për aplikimin e teknologjisë ndihmëse, rritjen e industrisë së lojërave, aplikimin e dizajnit UX/UI dhe dizajnimin e një produkti inovativ TI.

Investitorë dhe sipërmarrës me përvojë në panel ndanë përvoja dhe këshilla për investime të suksesshme në inovacion dhe startup, si dhe sipërmarrje në arsim.

Kryetarja Arsovska, pas përfundimit të panel diskutimeve, vizitoi stendat e kompanive studentore të cilat u prezantuan në suazat e Panairit të Sipërmarrjes. Qëllimi i panairit është të prezantojë mundësi punësimi para të rinjve dhe t’i lidhë punëdhënësit me punonjësit e rinj potencialë në kompanitë e tyre.

Të rinjtë e pranishëm në eventin e TI-së kishin mundësi të marrin pjesë në tri punëtori – për aftësitë zhvillimore, për dizajnin UX/UI dhe për praktikat e qëndrueshme të biznesit.