THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E BURSAVE PËR SPORTISTË – NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME 7.6.2022

Qyteti i Shkupit, sot 07.06 në gazetat ditore “Koha” dhe “Sloboden Pecat” si dhe në veb faqen e tij, shpalli thirrje publike me të cilën vazhdon mbështetjen për zhvillimin dhe avancimin e sportit rinor dhe të shkollave të mesme, dhe me dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

Me qëllim për të rritur motivimin te sportistët e rinj – nxënës të shkollave të mesme për t’u marrë me sport, për të vazhduar dhe qëndruar dhe më tutje në sport, si dhe për të rritur përfshirjen e sa më shumë nxënësve për t'u marrë me sport dhe aktivitete sportive, Qyteti i Shkupit do të ndajë bursa për sportistët - nxënës të shkollave të mesme të cilët janë banorë të Shkupit dhe mësojnë në shkollat ​​e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

Në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Rregulloren për ndarjen e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit, do të jepen bursa për sportistë, nxënëse dhe nxënës nga shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

 

  1. Kushte të përgjithshme dhe kritere

Të drejtë për fitimin e bursës kanë:

  1. Nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  2. Banor/e e Shkupit vendbanimi i të cilëve është në territorin e qytetit të Shkupit (ka të bëjë me dhjetë komunat e Shkupit, Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare);
  3. Nxënës/e të rregullta ose të çrregullta në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit;
  4. Sportist/e aktive, anëtar/e e klubit sportiv nga territori i qytetit të Shkupit të regjistruar në Federatën Kombëtare Sportive Amë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;  
  5. Nxënës/e me rezultate të larta sportive në sportet ekipore dhe individuale në vitin 2021 dhe rezultate në vitin 2022 deri në përfundimin e Thirrjes Publike: medalje të fituara në kampionatet botërore, evropiane dhe ballkanike në sportet olimpike dhe jo olimpike, fitimi i medaljeve në kupat botërore dhe evropiane në sportet olimpike, fitimi i kampionatit vendas apo kupës së Maqedonisë, arritja e rezultateve të larta personale individuale në nivel përfaqësues dhe vendosja e rekordeve shtetërore në garat zyrtare.

Aplikuesit duhet të plotësojnë qëllimet, kushtet dhe kriteret e dhëna në bashkëngjitjen e Thirrjes publike të shpallur në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. www.skopje.gov.mk

Në procedurën e ndarjes së bursave do të hyjnë aplikuesit nxënës të shkollave të mesme - sportiste dhe sportistë, të cilët në bazë të kritereve do të sigurojnë të paktën 50 pikë, nga gjithsej 100 pikë të mundshme.

Vlerësimin e pikëve të aplikuesve do ta kryejë Komisioni për zbatimin e procedurës për ndarjen e bursave të sportistëve – nxënës të shkollave të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, banorë të Shkupit, për vitin 2022, i formuar nga kryetarja e Qytetit të Shkupit.

Bursistët e përzgjedhur do të marrin secili bursë individuale në vlerë totale neto prej 24.000 (njëzet e katër mijë) denarë për vitin 2022.

Mjetet financiare të dedikuara për bursa për sportistët - nxënës të shkollave të mesme në rajonin e qytetit të Shkupit, banorë të Shkupit, për vitin 2022, janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022.

 

  1. Mënyra e aplikimit dhe dokumentacioni i detyrueshëm

 

Aplikimi në Thirrjen publike kryhet me depozitimin e aplikimit së veçantë të plotësuar, i cili mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16) ose nga ueb-faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Aplikuesit, përveç aplikimit në mënyrë të detyrueshme duhet t’i depozitojnë edhe dokumentet e mëposhtme:  

  • kopje nga certifikata e lindjes e aplikuesit;
  • vërtetim nga shkolla e mesme ku aplikuesi është nxënës i rregullt ose i çrregullt në vitin shkollor 2021/2022;
  • kopje nga dëftesa për përfundimin e vitit shkollor 2020/2021;
  • vërtetim nga klubi sportiv se është anëtar i të njëjtit;
  • vërtetim nga Federata Kombëtare Sportive Amë se është anëtar i përfaqësues së gjeneratës së tij;
  • aplikuesit të depozitojnë vërtetim nga Federata Kombëtare Sportive Amë për arritjen e rezultateve sportive nga data 01.01.2021, deri në përfundimin e Thirrjes publike në vitin 2022.

 

  1. Afati dhe mënyra e depozitimit të aplikimeve

 

Thirrja publike zgjat 11 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Thirrja publike shpallet më 07.06.2022 dhe zgjat deri më 17.06.2022.  

Aplikimet duhet të depozitohen pranë Qytetit të Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bulevardi „Ilinden” nr.82, 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16),  më së voni deri më 17.06.2022 deri në orën 15:00 me shënimin: për “THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E BURSAVE PËR SPORTISTË–NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E QYTETIT TË SHKUPIT, BANORË TË SHKUPIT PËR VITIN 2022”.    

Aplikimet depozitohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur, pa shenja të aplikuesit, i cili depoziton aplikimin.

Aplikimet e parregullta të cilat nuk janë depozituar në mënyrën siç kërkohet në tekstin e lartpërmendur, përkatësisht përmbajnë të dhëna jo të plota dhe dokumentacion jo të plotë, si dhe ato që nuk do të depozitohen në afatin e caktuar, nuk do të shqyrtohen.

Informacione plotësuese mund të merren në telefonin: 02/ 3297-238 dhe 3297-320.