Thirrje publike për subvencione për biçikleta dhe trotinete elektrike për qytetarët me rrezik social 7.12.2022

Qyteti i Shkupit njofton se nga data 09.12.2022 (e premte) do të aktivizohet me njoftim në ueb-faqen e Qytetit, Thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për biçikleta dhe trotinete elektrike për qytetarët me rrezik social, personat e papunësuar, personat e punësuar të ardhurat mujore të të cilëve nuk e kalojnë vlerën e pagës minimale dhe pensionistët me pension minimal.

Subvencionimi i biçikletave dhe trotineteve elektrike, si mjete alternative të transportit në qytet, është tashmë një praktikë shumëvjeçare, por tani për herë të parë theksi vihet te qytetarët me rrezik social me subvencionim 100%.

Qytetarët do të mund të depozitojnë kuponin fiskal për biçikletë apo trotinet elektrik të blerë nga data 1 janar 2022. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 100% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 11.000 denarë për person, ndërsa për trotinetin elektrik, jo më shumë se 15.000 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Thirrja publike do të hapet më 14.12.2022.

Qyteti i Shkupit vazhdimisht ofron mbrojtje sociale dhe shërbime sociale për qytetarët me rrezik social, inkurajon zhvillimin e vlerave personale dhe sociale dhe punon për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.