U mbajt trajnimi për mbrojtjen më efektive nga zjarret me administratorë të licencuar të objekteve për banim kolektiv në territorin e Qytetit të Shkupit 3.11.2022

“Masa për mbrojtjen nga zjarri në objektet për banim kolektiv” është tema e trajnimit që u mbajt në ambientet e Qytetit të Shkupit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të administratorëve të licencuar të objekteve të banimit kolektiv në Shkup. Në trajnim, komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, mr. Zvonko Tomevski, ndau me të pranishmit përvojën e tij praktike.

Në trajnim u theksua se për mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohet funksionaliteti i pajisjeve për mbrojtjen nga zjarri të vendosura në ndërtesa, përkatësisht në objektet e banimit kolektiv, me kontrolle dhe zëvendësime të rregullta të pjesëve të dëmtuara.

Qëllimi i këtij trajnimi për administratorët e objekteve të banimit kolektiv është që të theksohet rëndësia e përmirësimit të parandalimit të zjarreve eventuale dhe të prezantohen masat mbrojtëse në raste aksidentesh.