U miratua buxheti për vitin 2023 27.12.2022

Qyteti i Shkupit për vitin e ardhshëm miratoi buxhet zhvillimor, me komponentë social dhe masa të adekuate për punë me nikoqirllëk dhe me kursim të qytetit.

Falë Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe konstruktivitetit nga të gjitha grupet e këshilltarëve, qytetarët e qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm 2023 kanë mbi shtatë miliardë denarë (7.094.386.000 denarë) për realizimin e projekteve që nënkuptojnë përmbushjen e programit "Për Shkupin Modern".

Vitin e ardhshëm nga buxheti i qytetit të Shkupit do të ndahen mjete të konsiderueshme për subvencione për kategoritë e qytetarëve me rrezik social, të cilët kanë vështirësi për shkak të krizës aktuale ekonomike dhe energjetike.

Vazhdojnë programet për subvencione për qytetarët, të cilat kanë qenë aktuale edhe në vitin e kaluar.

Për vitin e ardhshëm, falë konstruktivitetit të këshilltarëve nga të gjitha grupet e këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për vitin e ardhshëm 2023 qytetarët do të kenë buxhet që do të nënkuptojë realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës publike, ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra, përmbajtje të reja në kopshtin zoologjik dhe realizimin e Luna Parkut të ri.

Shkupi, me buxhetin e ri, me siguri po bën hapa drejt pamjes së tij të re moderne.