U ndanë çmimet për sportistët më të mirë të Qytetit të Shkupit për vitin 2023 22.12.2023

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve të Shkupit, në prani të një numri të madh të sportistëve, trajnerëve, sportistëve dhe ekipeve sportive, tradicionalisht ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë. Kryetarja Danela Arsovska i dorëzoi çmimin për sportistin më të mirë të qytetit të Shkupit, Boban Ilioskit nga Klubi i Kik Boksit “Kampion”, i cili është kampion i botës në Kik Boks në disiplinën low kick në kategorinë deri në 86 kilogramë.

Në manifestimin e sotëm u shpallën 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior (meshkuj dhe femra), 10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve (meshkuj dhe femra), trajneri më i suksesshëm, ekipi sportiv më i suksesshëm nga Shkupi dhe më të suksesshmit në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior (meshkuj dhe femra):

Boban Ilioski – Klubi Kik Boks Kampion;

Meri Akievska – Klubi Fitnes dhe Aerobik MAGNUS;

Igor Stefanovski - Ixhe - AKK Stefanovski;

Dejan Georgievski – Klubi Taekuondo Butel;

Ahmad Magomedov – Klubi i Mundjes Studeniçanë;

Dario Ivanovski – Klubi i Maratonës Koraners;

Lina Gjorçevska – Klubi i Tenisit JUG;

Andreas Trajkovski – Klubi atletik Rabotniçki;

Petar Zaborski – Klubi i Karatesë Makpetrol;

Petar Spasenovski – Klubi i Karatesë Makpetrol;

 

10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë e të rinjve (meshkuj dhe femra):

 

Silvio Mirovski – Klubi Kik Boks Gladiator;

Vitomir Trajkovski – Klubi i Karatesë Makpetrol;

Kalin Ivanovski – Klubi i Tenisit Jug;

Stefan Stojanoviq - Klubi i Karatesë Makpetrol; 

Besir Alili – Klubi i Mundjes Liria;

Iva Bogdanovska – Klubi Xhudo Mioki;

Georgina Blazheska – Klubi Xhudo Mioki,

Jovana Micovska – Klubi i Karatesë Makpetrol;

Ivan Galevski – Klubi i Hendbollit Alkaloid;

Nikola Gjuretanoviq – Klubi i notit Vardar 2018;

Skuadra sportive më e suksesshme nga Shkupi u shpall “Olimpijada Speciale”, trajneri më i suksesshëm Dejan Mitrovski nga Klubi Fitnes dhe Aerobik MAGNUS, ndërsa sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara Andrej Stojanovski.