U ndërpre kontrata e transportit me “MAKEKSPRES” 8.11.2022

Ndërmarrja e Transportit Publik NTP - Shkup sot ndërpreu kontratën me transportuesin privat "MAKEKSPRES", dhe linjat në të cilat qarkullonin autobusët privatë tani do të zëvendësohen me autobusët e NTP - Shkup, gjë me të cilën transporti i udhëtarëve të vazhdojë pa ndërprerje.

Arsyeja e ndërprerjes së kontratës me kompaninë private “MAKEKSPRES” është mosrespektimi i obligimeve të kontratës, me të cilën rregullohen kushtet për mënyrën e transportit publik.

Me keqardhje konstatojmë se “MAKEKSPRES” deri në momentin e ndërprerjes së kontratës nuk ka arritur të sigurojë autobusë të modernizuar me standarde të përshtatshme ekologjike, nivel bazë të higjienës në autobusë dhe rregullsi pa vonesa në stacionet e autobusëve.

Të gjitha këto ankesa janë vënë në dukje nga qytetarët, gjë me të cilën dëmtohet tërësisht imazhi i transportit publik në kryeqytet.

Edhe një herë theksojmë se transportin e udhëtarëve në linjat e servisuara më parë nga “MAKEXPRES” e merr NTP - Shkup me autobusët e saj.