
U REALIZUA EDHE NJË PREMTIM NGA PROGRAMI “PËR SHKUPIN MODERN”, U RIKONSTRUKTUA RRUGA “NIKOLA KAREV” 17.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi dhe promovoi rrugën e rikonstruktuar “Nikola Karev”, nga kryqëzimi me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjuro Gjonoviq”.
- Vetëm një javë pas fillimit të punëve ndërtimore rruga “Nikola Karev” në qendër të Shkupit, e cila ishte në gjendje të keqe, u rikonstruktua tërësisht. Punuam me dinamikë të përshpejtuar për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit, duke pasur parasysh faktin se është një rrugë me fluks të madh që lidh disa rrugë kryesore dhe ndodhet në afërsi të Stacionit të autobusëve ndërqytetës dhe Stacionit hekurudhor. Me realizimin e këtij projekti realizojmë edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern”, sepse nevojat e qytetarëve janë prioriteti ynë – theksoi kryetarja Arsovska.
Në rrugën “Nikola Karev” u krye rikonstruksioni i rrugës automobilistike në një sipërfaqe prej 3.800 metrash katrorë, u niveluan pusetat dhe u vendos sinjalistika horizontale dhe vertikale. Punët ndërtimore u kryen nga ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.
- ВЕСТИ
- 01.12.2023 - Po realizohet faza e dytë e projektit strategjik për ekzaminimin dhe studimin e tubacioneve kryesore të ujësjellësit
- 23.11.2023 - QYTETI I SHKUPIT ME ARTech DHE PANAIRIN PËR TË RINJ PROMOVON INDUSTRITË KREATIVE
- 23.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 23.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 20.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 20.11.2023 - KRYETARJA ARSOVSKA HAPI KONFERENCËN RAJONALE PËR FUQIZIMIN E SIPËRMARRJES
- 20.11.2023 - FILLOI FAZA PËRFUNDIMTARE E RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS “808” NË KOMUNËN GAZI BABA
- 17.11.2023 - U REALIZUA EDHE NJË PREMTIM NGA PROGRAMI “PËR SHKUPIN MODERN”, U RIKONSTRUKTUA RRUGA “NIKOLA KAREV”
- 17.11.2023 - QYTETI I SHKUPIT NDAU 5 SKUTERË ELEKTRIKË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE
- 16.11.2023 - MERRNI PJESË NË ANKETËN ONLINE PËR TË HULUMTUAR SHPREHITË E UDHËTIMIT NË SHKUP