U rikonstruktua pjesa e parë dhe e dytë e korsisë për këmbësorë në “Bulevardi Jugor” 3.6.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” asfaltuan pjesën e parë dhe të dytë të korsisë për këmbësorë dhe biçikleta në “Bulevardi Jugor” në një sipërfaqe prej 550 metrash katrorë, e cila me urdhër të Qytetit të Shkupit filloi të rikonstruktohet në segmentin nga kantieri i ndërtimit “Limak” deri në “Stara Rampa”. Aktivitetet ndërtimore për rikonstruksion, sipas planit të punës do të zhvillohen në disa faza. Në vijim janë aktivitetet ndërtimore dhe po kryhet gërmimi i dheut, po shtrohet shtresa e tamponit, bordurat dhe sapo të ketë përfunduar asfaltimi i një pjese të korsive, do të kalohet në përgatitjen e terrenit për asfaltimin e radhës. Sipërfaqja e përgjithshme që do të rikonstruktohet është 1480 metra katrorë.

Ekipet sot po vendosin 43 shtyllëza të reja mbrojtëse në pjesët ku ndodhet sipërfaqja e asfaltuar dhe do të vijojnë me montimin deri në përfundimin e segmentit me përfundimin e rikonstruksionit.

Me vendosjen e shtyllëzave mbrojtëse parandalohet parkimi i paligjshëm i automjeteve nga qytetarët e pandërgjegjshëm, ndërsa me rikonstruksionin e korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave do  të mundësohet lëvizje më e lehtë dhe do të rritet siguria si e këmbësorëve ashtu edhe e çiklistëve në këtë pjesë të qytetit.