U rikonstruktuan tri terrene sportive në park pyllin Gazi Baba 17.1.2023

NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të qytetit të Shkupit rikonstruktoi tërësisht terrenet sportive në park pyllin “Gazi Baba”.

Terrenet për futboll, hendboll dhe basketboll u rikonstruktuan për herë të parë pas disa dekadash, ndërsa po rregullohet dhe gjelbërohet edhe parteri përreth tyre.

Njëkohësisht ekipet e NP “Higjiena Komunale” Shkup së bashku me ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” në një aksion të përbashkët ngritën sasi të mëdha mbeturinash dhe mbetjesh ndërtimore nga park pylli “Gazi Baba”, ndërsa inspektorati i Qytetit të Shkupit punon në mënyrë aktive në komunë me qëllim sanksionimin e ndotësve.

Qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të qytetit të Shkupit do të kenë edhe një kënd tjetër për sport dhe rekreacion.