U RINOVUA SEKSIONI I LETËRSISË PËR FËMIJË NË BIBLIOTEKËN E QYTETIT "VËLLEZËRIT MILADINOV" 16.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtoreshën e bibliotekës së qytetit "Vëllezërit Miladinov" Shkup, Snezhana Stojçevska, hapën Seksionin e rinovuar të letërsisë për fëmijë.
Seksioni është e rregulluar në mënyrë moderne me elemente, libra dhe përmbajtje që do të nxisin dëshirën e fëmijëve për lexim dhe krijim dhe është i destinuar për lexuesit e moshës parashkollore dhe shkollore, përkatësisht për fëmijët deri në 14 vjeç.
Ky është realizimi edhe i një projekti tjetër nga programi “Për Shkupin modern”.
- Biblioteka "Vëllezërit Miladinov" është themeluar para 78 vitesh dhe është gëzim i madh për të gjithë të pranishmit që sot hapim këtë seksion të rinovuar për letërsi për fëmijë, duke konfirmuar kështu kujdesin tonë për më të rinjtë që janë e ardhmja e Maqedonisë. Kjo bibliotekë ka 78 vite që investon në zhvillimin e bibliotekarisë, duke punuar me përkushtim që librat të jenë në dispozicion të gjithë lexuesve që në moshë të re, dhe nuk ka asgjë më të bukur se kur shohim këtu buzëqeshje të sinqerta të fëmijëve - theksoi kryetarja Arsovska.
Vitin e ardhshëm, biblioteka parashikon të hapë kënd me botime speciale Brail për personat e verbër dhe me shikim të dobët, si dhe botime të përshtatura për fëmijët dhe personat me disleksi.
Seksioni i letërsisë për fëmijë në bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Miladinov” Shkup disponon me një fond librash me mbi 20.000 libra.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK