U shpall Thirrja Publike për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv të të Rinjve të Qytetit të Shkupit 20.6.2022

Qyteti i Shkupit sot shpalli Thirrjen Publike për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv Lokal të të Rinjve të Qytetit të Shkupit. Kuvendi i të Rinjve është organ nën kompetencën e të cilit është zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Lokal Rinor (KLR) të Qytetit të Shkupit.

Për pjesëmarrje në Kuvendin konstituiv mund të aplikojnë organizata rinore, organizata për të rinj, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe studentëve dhe forma të tjera të shoqatave rinore që kanë aktivitete në territorin e qytetit të Shkupit (ka të bëjë me dhjetë komunat e qytetit të Shkupit, Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare).

Thirrjen e plotë publike me kushtet e përgjithshme, si dhe kushtet për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv të të Rinjve të Qytetit të Shkupit mund ta gjeni në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit –

https://skopje.gov.mk/media/8807/thirrje-publike-p%C3%ABr-pjes%C3%ABmarrje-n%C3%AB-kuvendin-konstituiv-t%C3%AB-t%C3%AB-rinjve-t%C3%AB-qytetit-t%C3%AB-shkupit.pdf , ndërsa e njëjta zgjat 10 ditë kalendarike nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

Të gjitha organizatat e interesuara që me propozimet e tyre i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv të të Rinjve të Qytetit të Shkupit, është e nevojshme që t’i depozitojnë aplikimet pranë Qytetit të Shkupit, nëpërmjet postës në adresën: Bulevardi “ILINDEN” nr. 82 1000 Shkup, ose në Arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16), më së voni deri më 29.06.2022 deri në orën 15:00, me shënimin: “Aplikim për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv të të Rinjve të Qytetit të Shkupit”.