U shënua 20 maji - Dita e Zjarrfikësve të Maqedonisë 20.5.2023

Në objektin e Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (BTZQSH) në Autokomandë, sot u shënua 20 maji - Dita e Zjarrfikësve.

Kryetarja Arsovska falënderoi zjarrfikësit e Shkupit për profesionalizmin, përkushtimin dhe sakrificën që tregojnë çdo ditë në kryerjen e profesionit të tyre në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve.

- Zjarrfikësit janë heronjtë e qytetit tonë, të cilët gjithmonë ndjekin me vigjilencë dhe veprojnë me shpejtësi për të mbrojtur sigurinë tonë, dhe shpeshherë duke u ekspozuar ndaj detyrave të rrezikshme dhe të vështira e vënë jetën tonë mbi jetën e tyren. Reagimi i shpejtë gjatë katastrofave, sigurimi dhe siguria e qytetarëve janë ndër prioritetet e Qytetit të Shkupit, dhe këtë çdo ditë e dëshmojnë në terren edhe zjarrfikësit e Brigadës Zjarrfikësve të Shkupit, të cilët gjithmonë veprojnë me vetëmohim për të shpëtuar jetë njerëzore dhe të mira publike. Kjo i bën ata heronj të qytetit, me të cilët krenohen qytetarët e Shkupit - tha Arsovska.

Kryetarja Arsovska theksoi se të drejtat e pjesëtarëve të Brigadës mbrohen dhe vazhdimisht po punohet në përmirësimin e kushteve të punës.

- Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përmirësimin e kushteve të Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, për trajnime dhe pajisje për zjarrfikësit që janë të domosdoshme për të rritur gatishmërinë e tyre për intervenime, kemi prokuruar për herë të parë pas disa dekadash automjete dhe pajisje të nevojshme për punën e tyre, ndërsa sot u japim edhe një shpërblim financiar si shenjë mirënjohjeje për atë që bëjnë çdo ditë që qytetarët të kenë siguri dhe të jenë të sigurt- tha Arsovska.

Në kuadër të festës së sotme, zjarrfikësit e Shkupit realizuan tri ushtrime për mbrojtjen kundër zjarrit, si dhe u promovuan pajisjet e reja zjarrfikëse të prokuruara për nevojat e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.