U shënuan 10.040 metra katrorë sinjalistikë horizontale në rrugët dhe bulevardet e qytetit 23.6.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” që mirëmbajnë sinjalistikën rrugore të rrugëve automobilistike të qytetit gjatë orëve të mbrëmjes punojnë intensivisht për rinovimin e sinjalistikës horizontale të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit.

Gjatë periudhës së kaluar janë shënuar gjithsej 10.040 metra katrorë rrugë dhe bulevarde në qytet, nga të cilat 3.078 metra katrorë janë shënuar në mënyrë manuale dhe 6.962 metra katrorë në mënyrë mekanike.

Është rinovuar sinjalizimi horizontal i rrugëve dhe bulevardeve në komunat Qendër, Kisela Voda, Karposh, Gjorçe Petrov dhe në komunën e Sarajit. Me shënimin është rinovuar ngjyra e linjave të plota, shigjetat për drejtim, shenjat për stacionet e autobusëve dhe kalimet e këmbësorëve.

Sipas dinamikës së përcaktuar nga Qyteti i Shkupit dhe Sektori i Komunikacionit, ekipet vazhdojnë me rinovimin e sinjalistikës horizontale në të gjitha rrugët e mbetura me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.