Vazhdon ndërtimi i rrugëve të reja në komunën Gjorçe Petrov - 5 rrugë në Kisela Jabuka u asfaltuan për herë të parë 24.6.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” këto ditë asfaltuan tërësisht pesë rrugë në vendbanimin Kisela Jabuka në komunën Gjorçe Petrov. Janë asfaltuar rrugët 46, 46A, 68, 4 dhe 6. Bëhet fjalë për rrugë të paasfaltuara deri më tani, përkatësisht po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve për të pasur rrugë dhe kushte që meritojnë.

Në kuadër të aktiviteteve ndërtimore në vijim, është asfaltuar një sipërfaqe e përgjithshme prej 2470 metrash katrorë dhe janë përdorur rreth 400 tonë masë asfalti.

Aktivitetet ndërtimore për asfaltimin e rrugëve të tjera lokale në vendbanimet Volkovë, Kisela Jabuka, Dame Gruev, Novo Selë dhe Stopanski Dvor po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar. Në këto pesë vendbanime të komunës Gjorçe Petrov po ndërtohet infrastrukturë e re rrugore me gjatësi të përgjithshme prej rreth 5 km.

Qyteti i Shkupit për këtë bashkëpunim ndërkomunal ka ndarë 4 milionë denarë.