VAZHDON RIKONSTRUKSIONI I SHTEGUT PËR KËMBËSORË NË RRUGËN “LJUBLJANSKA” NË KOMUNËN E KARPOSHIT 19.5.2022

Rikonstruksioni i shtegut për këmbësorë në rrugën “Ljubljanska” është duke vijuar, ndërsa ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” kanë asfaltuar këto ditë pjesën nga rruga “Volgogradska” drejt  rrugës “Razloveçko Vostanie”, në sipërfaqe prej 550 metrash katrorë.

Shtegu për këmbësorë është duke u rikonstruktuar në sipërfaqe totale prej 2300 metrash katrorë, në drejtim nga bulevardi “Partizanski Odredi” deri në bulevardin Ilinden, ndërsa deri më tani janë rikonstruktuar dhe asfaltuar rreth 1000 metra katrorë.

Në periudhën e ardhshme, aktivitetet ndërtimore do të vazhdojnë në pjesën nga rruga “Razloveçko Vostanie”deri në bulevardin Ilinden. Me riparimin e shtegut të këmbësorëve do të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve në këtë pjesë dhe do të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik në këtë pjesë të qytetit.