
Vijon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit 26.6.2023
Qyteti i Shkupit e ka shpallur THIRRJEN PUBLIKE për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit
Me qëllim nxitjen zhvillimin e zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit, përmes Programit për aktivitetet nga fusha e zhvillimit ekonomik lokal në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2023, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë miratuar mjete në vlerë 1.000.000,00 denarë
Subvencionim financiar është me vlerë 10.000 denarë për aplikant.
Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë: Zejtarë të cilët nuk kanë marrë mjete buxhetore nga projektet e subvencionimit nga Qyteti i Shkupit në vitin në vijim; Zejtarët të cilët janë të regjistruar sipas Ligjit për Zejtari dhe kryejnë veprimtari zejtare në shuarje, të cilat sipas të dhënave të përpunuara shënojnë rënie të aktivitetit në vazhdimësi, përkatësisht zanatet e mëposhtme: jorganxhi, opingar, litarpunues, gëzofpunues, poçar, kapelapunues, farkëtar, teneqexhi, kopsar, qiribërës, sitëbërës, orëndreqës, punime zejtare-shporta, punime zejtare-përgatitje e suvenirëve, prodhime filigrani, bizhuteri dhe produkte të ngjashme, prodhim i instrumenteve muzikore dhe samarxhi)
Për dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe për subvencionimin e shpenzimeve, më shumë detaje janë publikuar në thirrjen publike dhe në linkun https://skopje.gov.mk/media/9773/javen-povik-za-subsubevii- za-zanaetgii-2023 .pdf ndërsa informata mund të merren edhe nga Sektori për Zhvillim Ekonomik Lokal, në numrin e telefonit (02) 3297-284 ose në e-mail adresën Biljana.Stojmanovska@skopje.gov.mk.
Aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit me dokumentacionin e plotë duhet të depozitohet në zarf të mbyllur në adresën: Qyteti i Shkupit, Sektori për Zhvillim Lokal Ekonomik, bul. “Ilinden“ nr. 82, 1000 Shkup (me shënimin – Aplikim për Thirrjen publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit), më së voni deri më 01.12.2023
Pagesa e mjeteve të miratuara do të bëhet në mënyrë sukcesive, sipas renditjes së aplikimeve të pranuara sipas parimit “I pari i ardhur, i pari shërbehet”.
Në rast mospranimi të kërkesës, aplikuesi njoftohet me shkrim.
Nëse mjetet e planifikuara financiare janë shteruar, Qyteti i Shkupit do të shpallë përfundimin e Thirrjes publike nëpërmjet ueb-faqes së tij.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK