
ËSHTË RIKONSTRUKTUAR SHTEGU PËR KËMBËSORË NË RRUGËN LJUBLJANSKA NË KARPOSH 27.5.2022
Me asfaltimin e pjesës së tretë të shtegut për këmbësorë në rrugën “Ljubljanska”, në pjesën nga rruga “Razloveçko Vostanie” deri te bulevardi “Ilinden”, është rikonstruktuar tërësisht shtegu për këmbësorë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1300 metra katrorë. Në këtë pjesë do të vendosen edhe shtylla mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe parandalimin e parkimit të paligjshëm të automjeteve në shtegun e këmbësorëve.
Deri më tani janë vendosur 94 shtylla mbrojtëse në shtegun e rikonstruktuar për këmbësorë në rrugën Ljubljanska, në pjesën nga bulevardi “Partizanski Odredi” deri në rrugën “Razloveçko Vostanie”.
Rikonstruksioni i shtegut për këmbësorë vazhdon në anën tjetër të rrugës “Ljubljanska”, në drejtim nga bulevardi Ilinden deri në “City Mall”, në sipërfaqe prej 1000 metra katrorë. Riparimi i shtegut të këmbësorëve lehtëson lëvizjen e këmbësorëve në këtë pjesë dhe rrit sigurinë për pjesëmarrësit në trafik.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK