23.11.2021Qyteti i Shkupit shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm automobilistik që ndodhi mbrëmë në Bullgarinë fqinje.
22.11.2021Koordinimi i aktiviteteve të komunave në qytetin e Shkupit me theks të veçantë në reagimin më të shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve dhe aksioni për pastrimin e deponive të paligjshme ishin temat për të cilat diskutuan dhjetë kryetarët e komunave të Shkupit me kryetaren e Qytetit të Shkupit.
20.11.2021Qyteti i Shkupit i bashkohet iniciativës për festimin e Ditës Botërore të Fëmijëve - 20 Nëntorit dhe me ftesë të UNICEF-it do t'i "ngjyrosë" me blu rrjetet e tij sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Në këto rrjete do të shpërndahen postera me mesazhe për një fëmijëri më të lumtur #PërÇdoFëmijë.
18.11.2021Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mori pjesë dhe foli në hapjen e “Samitit të parë të Platformës Kombëtare të Sipërmarrjes së Grave”, i cili mbahet sot dhe nesër në hotelin “Aleksandar Palace”.
17.11.2021Sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën këshilltarëve të sapozgjedhur iu drejtua kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska.
15.11.2021Nga sot fillon Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit, dhe me këtë edhe aktivitetet e koordinuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, në bazë të Programit të miratuar nga Këshilli dhe mjeteve të parashikuara në Buxhet.
15.11.2021Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot u takua me përfaqësuesit e tri sindikatave përfaqësuese të të punësuarve në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup – NTP.
13.11.2021Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot është takuar me përfaqësuesit e Lidhjes së qytetit të luftëtarëve të Luftës Antifashiste. Nacionalçlirimtare të Maqedonisë, me rastin e shënimit të 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit
13.11.2021Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ,vendosi lule sot para monumentit të Çlirimtarëve të qytetit të Shkupit në varrezat e Partizane "Butel" dhe para monumentit te gjeneralit Mihajlo Apostolski
13.11.2021Për nder të 13-Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, delegacione nga vendi dhe të huaja sot vendosën lule para Monumentit të Çlirimtarëve, në sheshin para Qeverisë
12.11.2021Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska inspektoi aktivitetet për pastrimin intensiv të deponive të paligjshme në komunat e Butelit, Sarajit dhe Karposhit.
11.11.2021Arsovska theksoi se në mandatin e saj ka si qëllim të tregojë se punët në Qytetin e Shkupit mund të menaxhohen më ndryshe, pa përzierjen e politikës, por me një qasje më njerëzore me njëri tjetrin, si ndërmjet të punësuarve në administratë ashtu edhe me qytetarët.
10.11.2021Të ballafaquar me krizën energjetike e cila është në vijim, dhe duke pasur parasysh se shteti e blen energjinë elektrike me një çmim shumë herë më të lartë, si dhe në përputhje me Vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik
10.11.2021Ka filluar pastrimi i deponisë së egër tek stacioni i fundit i autobusit nr. 5 në Lisiçe të re. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën tematike për media, me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski
09.11.2021Sot patëm takim me kandidatët për kryetar për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale 2021. Një pjesë e projekteve të cilat janë konstruktive dhe ishin pjesë e programeve të të gjithë kandidatëve për kryetarë, vlerësoj se duhet të përfshihen për realizim në Qytetin e Shkupit
01.11.2021Këshilli për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit, sot, pas votimit të fshehtë, shpalli zyrtarisht laureatët e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit për vitin 2021.
13.10.2021Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Miladinov“ sot dhe nesër është nikoqire e Forumit të Dytë të Unionit të Bibliotekave të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe R.P. të Kinës, si pjesë e programit ndërkombëtar vjetor të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe programit vjetor të evenimenteve kulturore të Qyteti të Shkupit.