Arsovska: Në Ditën Ndërkombëtare të të  Rinjve për herë të parë u formua Kuvendi i të Rinjve i Qytetit të Shkupit

12.08.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot, me rastin e Ditës Botërore të të Rinjve, nënshkroi aktvendimin për formimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit, i cili themelohet për herë të parë në Qytetin e Shkupit, në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politika Rinore.

Më shumë

U rikonstruktua korsia e këmbësorëve në bulevardin “Goce Delçev”

11.08.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” këto ditë rikonstruktuan korsinë e këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë bulevardit “Goce Delçev”, në segmentin nga Shtëpia e Mallrave “Most” deri te trekëndëshi te ura “Goce Delçev”, në anën e garazhit me kate.

Më shumë

Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e  Shkupit

10.08.2022 Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se në ditët e fundjavës që vjen në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri kundër formave të rritura të mushkonjave.

Më shumë

Pas katër dekadash po rikonstruktohet rruga” Skoevska” në Radishanë

09.08.2022 Qyteti i Shkupit sot filloi rikonstruksionin e rrugës “Skoevska” në lagjen Radishanë, Komuna e Butelit.

Më shumë

Nga sot fillon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit

08.08.2022 Qyteti i Shkupit, sot shpalli Thirrje publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit.

Më shumë

Në Çento po rregullohet hapësirë e re parku dhe korsi për këmbësorë

05.08.2022 Ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po punojnë në ndërtimin e parkut të ri në lagjen Çento, në komunën e Gazi Babës, te kanali në rrugën “Juzhnomoravski Brigadi”.

Më shumë

Spërkatje kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave për të shtatën herë këtë vit në Shkup

03.08.2022 Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datë 05.08.2022 (e premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave.

Më shumë

Pas problemeve të shumta të trashëguara, bulevardi Kiro Gligorov është në fazën përfundimtare

29.07.2022 Rikonstruksioni i bulevardit Kiro Gligorov, i cili filloi në gusht të vitit 2021, është duke u rikonstruktuar intensivisht, dhe tani është në fazën përfundimtare. Në terren janë kryer punime të gjera për rikonstruksionin e korsive rrugore, si dhe ndërtimin e kanalizimeve të reja atmosferike dhe fekale.

Më shumë

ARSOVSKA: FILLON RIKONSTRUKSIONI I SHTIGJEVE PËR KËMBËSORË NË PJESËN E PARË TË PARKUT TË QYTETIT

27.07.2022 Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica”, Boris Nastov, sot mbikëqyrin fillimin e rikonstruksionit të shtigjeve për këmbësorë në pjesën e parë të Parkut të qytetit.

Më shumë

SHËNOHET 59 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFIK NË SHKUP

26.07.2022 Çdo vit kjo datë, 26 korriku, na kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963, solidaritetin e banorëve të tij, por edhe solidaritetin e botës që të bashkuar na ndihmuan ato ditë të vështira dhe të dhimbshme.

Më shumë

NJË DELEGACION I QYTETIT TË SHKUPIT VENDOSI LULE NË NDER TË TË VDEKURVE  NGA TËRMETI NË SHKUP

26.07.2022 Në varrezat e qytetit në Butel, sot (26.07.2022, e martë) delegacionet vendase dhe të huaja vendosën lule para përmendores në nder të të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Shkup.

Më shumë

15 lokacione  të reja në Parkun e qytetit, Parkun Gazi Baba, QRS Saraj "Parku i parajsës" dhe keji i lumit Vardar për pajisje urbane

25.07.2022 Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 15-të e ka miratuar Vendimin për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjeve urbane – objekteve të lëvizshme, aparateve të lëvizshme dhe të pajisjeve tjera në Parkun e qytetit të Shkupit, Parkun e natyrës Gazi Baba, QRS Saraj, “Parku i parajsës”, në Lisiçe të re dhe në kejin e lumit Vardar.

Më shumë

IP për urbanizëm "Kenzo Tange" do të punojë në planifikimin hapësinor dhe urbanistik në Qytetin e Shkupit

25.07.2022 Me propozim të kryetares Danela Arsovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme, në bazë të nenit 36 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas Ligjit për Institucionet Publike dhe Ligjit për Planifikim Urbanistik, miratoi Vendimin për themelimin e Institucionit Publik për Urbanizëm të Qytetit të Shkupit -KENZO TANGE.

Më shumë

Ekipet mobile të Kryqit të Kuq me aktivitete në terren në përballje me valën e nxehtë

21.07.2022 Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit, sot filloi aktivitetet në terren për përballje me valën e nxehtë të paralajmëruar.

Më shumë

Ka përfunduar rikonstruksioni i 12 mijë metrave katrorë të shtigjeve për këmbësorë në pjesën e dytë të Parkut të qytetit

21.07.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, pas punës intensive gjatë muajve të fundit, këto ditë e kanë përfunduar rikonstruksionin e shtigjeve për këmbësorë në pjesën perëndimore të Parkut të qytetit.

Më shumë

Janë ndërtuar 10 rrugë të reja në vendbanime në komunën Gjorçe Petrov - vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës së re rrugore

19.07.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, intensivisht janë duke punuar në ndërtimin e rrugëve të reja në vendbanimet e Komunës Gjorçe Petrov dhe deri më tani janë ndërtuar 10 rrugë të reja me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 4200 metra katrorë.

Më shumë

Arsovska: Partneriteti strategjik me SHBA po mbindërtohet me rritjen e bashkëpunimit të liderëve të qyteteve në nivel bilateral

19.07.2022 Qyteti i Shkupit ka mundësinë të marrë pjesë në financimin e plotë të programit njëvjeçar për ngritjen e kapaciteteve, me ftesë të Universitetit të Harvardit.

Më shumë

Filloi rikonstruksioni i korsisë për këmbësorë dhe biçikleta  përgjatë bulevardit “Goce Delçev”

14.07.2022 Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit filluan rikonstruksionin e korsisë për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bulevardit “Goce Delçev”, në të dy anët në segmentin nga Shtëpia e Mallrave “Ura” deri në trekëndëshin te ura Goce Delçev.

Më shumë

Po rregullohet me ritëm të përshpejtuar parku i ri prej 5 mijë metrash katrorë në lagjen Çento

13.07.2022 Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” këto ditë po punojnë intensivisht në rregullimin e parkut të ri në lagjen Çento, që shtrihet në një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë, gjë të cilën e paralajmëruan vetëm dhjetë ditë më parë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i ndërmarrjes, Angele Sotirovski

Më shumë

Ndërmarrjet publike dhe Brigada Zjarrfikëse realizuan me sukses aksionin për pastrimin e plotë të Urës së Gurit

13.07.2022 Ditët e kaluara me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e ndërmarrjeve publike “Higjiena Komunale”, “Rrugë dhe Rrugica” dhe Brigada e Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në një aksion të përbashkët pastruan plotësisht Urën e Gurit.

Më shumë