RADARËT KOMUNAL NË TERREN – EDUKOHEN QYTETARËT T'I PËRDORIN SI DUHET KONTEJNERËT E RINJ GJYSMË NËNTOKËSORË NË SHKUP

12.06.2020 Në periudhën e ardhshme, radarët komunalë të Qytetit të Shkupit do të edukojnë qytetarët se si t'i hedhin si duhet mbeturinat në kontejnerët e rinj gjysëm nëntokësor të vendosur në rrugën Nikolla Rusinski, prapa qendrës tregtare "Leptokaria" në Karposh 3.

Më shumë

U HAP VENDBANIMI I RI PËR FLAMENGOT EKZOTIKE NE KOPSHTIN ZOOLOGJIK TE SHKUPIT

11.06.2020 Kopshti zoologjik i Shkupit për herë të parë, është pasuruar me zogj ekzotikë të llojit flamengo, ndërsa Qyteti i Shkupit ka investuar në ndërtimin e vendbanimit të tyre të ri.

Më shumë

SHILEGOV: KONTEJNERË TË RINJ GJYSMË NËNTOKËSORË TESTOHEN NË KARPOSH 3

10.06.2020 Qyteti i Shkupit po fillon pilot projekt për testimin e një lloji të ri të kontejnerëve për mbeturinat e amvisërive, gjegjësisht kontejnerë gjysmë nëntokësor.

Më shumë

NUK KA MË SUBVENCIONE PËR TROTINET ELEKTRIKE, KANË NGELUR 50 SUBVENCIONE PËR BICIKLETA NGA QYTETI I SHKUPIT

09.06.2020 Në përputhje me këto numra, informojmë qytetarët se kuota e parashikuar për trotinet elektrikë është pplotësuar, kështu që kërkesat nga qytetarët për subvencione për trotinet të blerë nuk do të pranohen më. Aplikimi për subvencione për biçikleta vazhdon akoma, dhe sipas mjeteve financiare të planifi

Më shumë

NUK KA MË SUBVENCIONE PËR BICIKLETA NGA QYTETI I SHKUPIT

09.06.2020 Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se sot në ora 15:00 kuota e parashikuar për subvencione për blerjen e biçikletave është plotësuar, kështu që kërkesat e këtilla nga qytetarët nuk do të pranohen më. Deri sot në ora 15, janë dorëzuar 2.830 kërkesa në Qytetin e Shkupit...

Më shumë

SHKUPI FITOI RRETHRROTULLIM TË RI NË ÇAIR

08.06.2020 Qyteti i Shkupit e ka përfunduar ndërtimin e rrethrrotullimit ndërmjet rrugëve Brigada e dytë maqedonasë dhe Kemal Sejfulla në komunën e Çairit.

Më shumë

SPËRKATJE TERESTIKE DHE ME AEROPLAN KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP

08.06.2020 Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se dezinsektimi me aeroplan dhe terestik në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet me 10.06.2020 (e merkurë), gjegjësisht:

Më shumë

QYTETI I SHKUPIT BËRI KORRIGJIM TË PLOTË TË VENDIMEVE PËR FIRMARINË PËR  VITIN 2020

03.06.2020 Qyteti i Shkupit njofton të gjithë taksapaguesit se Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e "Vendimit për lartësinë e taksave komunale në Qytetin e Shkupit" ...

Më shumë

QYTETI I SHKUPIT BËRI EDHE NJË FUSHË-LOJË GJITHËPËRFSHIRËSE, KËTË HERË NË BUTEL

02.06.2020 Sot, kryetari Shilegov vizitoi fushë-lojën gjithëpërfshirëse në oborrin e shkollës fillore "Zhivko Brajkovski", të cilën Qyteti i Shkupit e realizoi në bashkëpunim me Komunën e Butelit.

Më shumë

PREJ NESËR NDËRPRITET TRANSPORTI FALAS PËR PENSIONISTËT

01.06.2020 Për të ë mbrojtur shëndetin e qytetarëve më të rrezikuar dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nga nesër (02.06.2020, e martë) nuk do të vlen përdorimi falas i transportit publik për të moshuarit (gra mbi 62 vjeç dhe burra mbi 64) për të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Më shumë

PËR VETËM NJË DITË 696 SHKUPJANË KANË APLIKUAR PËR SUBVENCIONE PËR BIÇIKLETA

01.06.2020 Për vetëm një ditë nga shpallja e thirrjeve publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrikë në Qytetin e Shkupit, kanë mbërritur 696 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikletë të blerë dhe 91 kërkesa për subvencione për trotinet të blerë.

Më shumë

U HAP QENDRA E RE PËR KUJDES PËR KONSUMATORËT E NP “HIGJIENA KOMUNALE”

29.05.2020 Sot u hap Qendra për kujdesin e përdoruesve të NP "Higjiena Komunale" në ndërtesën administrative të ndërmarrjes prapa ish Panairit të Shkupit. Në hapjen e Qendrës morën pjesë Drejtori i ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” -Shkup, Abdusamed Shabani...

Më shumë

RAPORT PËR REALIZIMIN E BUXHETIT TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR KUARTALIN E PARË TË VITIT 2020 PARA KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT

28.05.2020 Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë për Raportin për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, për periudhën nga 01.01.2020 deri në 31.03.2020.

Më shumë

KOPSHTI ZOOLOGJIK NË SHKUP PREJ SOT PËRSËRI I HAP DYERT PËR VIZITORËT

26.05.2020 Prej sot, dyert e Kopshtit zoologjik të Shkupit janë përsëri të hapura për vizitorë. Qytetarët mund ta vizitojnë atë çdo ditë, nga ora 9 deri në ora 16, dhe në të njëjtën kohë do të duhet t'u përmbahen protokolleve të reja për punë dhe lëvizje nëpër kopshtin zoologjik, edhe atë si vijon:

Më shumë

HAPËSIRË KUNDËR KORONËS - QYTETI I SHKUPIT LARGON 240 OBJEKTE REKLAMUESE NGA HAPËSIRAT PUBLIKE

21.05.2020 Qyteti i Shkupit po fillon aksionin për lirimin e hapësirës publike gjatë kohës së koronës dhe i bashkëngjitet familjes së qyteteve evropiane dhe botërore të cilat gjatë pandemisë liruan shumë hapësira për nevojat e këmbësorëve dhe çiklistëve, për rrjedhë më të mirë të ajrit në mjedisin...

Më shumë

U HAP DHOMA SENZORIKE PËR FËMIJËT ME ZHVILLIM ATIPIK NË KOPSHTIN NË RADISHAN

20.05.2020 Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit kanë adaptuar dhe pajisur një dhomë senzorike për fëmijët me zhvillim atipik në kopshtin "11 Tetor", njësia punuese "Tashko Karaxha" në Radishan.

Më shumë

SHILEGOV: JU JENI KRENARIA DHE GARANCIA JONË PËR JETË TË SIGURT

20.05.2020 Në stacionin e zjarrfikës në Autokomandë u shënua 20 Maji - Dita e Zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski, i paraqiti raport kryetarit Shilegov.

Më shumë

LËSHOHET NË PËRDORIM PARKINGU I RI NË QENDRËN KLINIKE

20.05.2020 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bënë një turne në kampusin klinik "Nënë Tereza" dhe inspektuan disa nga shume aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e kaluar.

Më shumë

MOS I DIGJNI STËRNISHTAT – QYTETI I SHKUPIT VAZHDON T'I MBLEDH FALAS MBETJET NGA TË VJELAT

15.05.2020 Pas ngecjes për shkak të pandemisë nga virusi korona, Qyteti i Shkupit e vazhdon fushatën për mbledhjen falas të mbetjeve nga korrjet për të parandaluar djegien e stërnishtave, e kështu duke e mbrojtur ajrin nga ndotja.

Më shumë

TË SHTUNËN MBYLLET TËRËSISHT PËR TRAFIK BULEVARDI NIKOLA KAREV (RRUGA E PLASTIKAVE)

15.05.2020 Qyteti i Shkupit informon publikun se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore, nesër (16.05.2020, e shtunë), në periudhën nga ora 08:00 - 24:00, bulevardi Nikolla Karev (rruga e plastikave) do të mbyllet plotësisht për trafik, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Samoilova (Ambasada e SHBA)..

Më shumë